Horizonti Shqipetare
Horizonti Shqipetare
Horizonti Shqipetare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Horizonti Online
 
ForumHorizontiGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 > Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të filmit “Vdekja e Kalit”

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Candy
Webmaster
Webmaster
Candy


Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 29
Location : Shqiperi

> Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të filmit “Vdekja e Kalit” Empty
MesazhTitulli: > Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të filmit “Vdekja e Kalit”   > Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të filmit “Vdekja e Kalit” EmptyFri Oct 30, 2009 3:44 am

Sajmir Kumbaro, regjisori i njohur shqiptar i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të njohur ligjërisht pronësinë intelektuale mbi filmin “Vdekja e Kalit”. Regjisori ka depozituar padinë civile për të shmangur kështu që produksioni i tij të jepet vend e pa vend, ashtu siç po ndodh së fundmi edhe me shumë produksione të tjera të këtij niveli. Padia tashmë i ka kaluar fazat e para dhe pritet të nisë gjykimi për të. Sipas statistikave zyrtare të kësaj gjykate, muajt e fundit janë shtuar shumë paditë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Specialistët jo pak herë janë shprehur se prona intelektuale nuk respektohet në vendin tonë. Megjithëse në Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve prej kohësh është themeluar Zyra për Mbrojtjen e të Drjetave të Autorit, duket se puna e saj është e padukshme dhe e pamjaftueshme për të garantuar të drejtat për të cilat tregu artistik, veprat dhe autorët kanë aq shumë nevojë. Pronësia intelektuale dhe shkelja e të drejtave ligjore të saj shpesh herë është vënë në debat. Ndërkaq, vjedhja sa vjen e bëhet më e theksuar sidomos në kinematografi dhe muzikë. Për të mos folur për miliona eurot që humbasin artistët dhe krijuesit shqiptarë nga mospërfillja dhe injorimi i së drejtës intelektuale, e cila u përket si pronësi. Ekzistojnë me dhjetëra uebsajte në internet, në të cilat mund të shikosh dhe shkarkosh falas çdo prodhim shqiptar, muzikor apo kinematografik, që nga më të vjetërit, deri tek ato të rejat, ndërkohë që në anën tjetër kemi një shtet të dobët, të pafuqishëm e ndonjëherë dhe indiferent për t’u përballur dhe për t’i ndaluar piratët e internetit dhe këtë vjedhje që u bëhet njerëzve të artit dhe kulturës. Shpesh është folur se regjisorëve tanë, automatikisht do t’ju njihej e drejta e pronësisë intelektuale për të gjitha filmat e prodhuara me financime shtetërore në kohën e Kinostudios “Shqipëria e Re” si edhe sot, megjithatë, problemet duket se ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare dhe artistët enden në pritje dyerve të gjykatave.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://horizonti.albanianforum.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 54
Piket : 80
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 38
Location : Itali

> Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të filmit “Vdekja e Kalit” Empty
MesazhTitulli: Re: > Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të filmit “Vdekja e Kalit”   > Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të filmit “Vdekja e Kalit” EmptyFri Oct 30, 2009 7:39 am

I kapen te gjithe kto dhe ngeli ky pa drg ne gjykate
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.peqinicity.tk
 
> Sajmir Kumbaro në gjykatë për pronësinë intelektuale të filmit “Vdekja e Kalit”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Horizonti Shqipetare  :: Koha E Lire&Shoqeria :: Kinamatografia-
Kërce tek: