Horizonti Shqipetare
Horizonti Shqipetare
Horizonti Shqipetare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Horizonti Online
 
ForumHorizontiGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkruani te gjitha esete qe keni ketu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Candy
Webmaster
Webmaster
Candy


Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 29
Location : Shqiperi

Shkruani te gjitha esete qe keni ketu Empty
MesazhTitulli: Shkruani te gjitha esete qe keni ketu   Shkruani te gjitha esete qe keni ketu EmptyMon Oct 26, 2009 2:08 pm

Tema: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Një prej plagëve të shumta ekonomike dhe sociale, që i kanë zënë fytin dhe nuk po e lënë të ngrejë kokë e të marrë frymë Shqipërinë është edhe gjakmarrja.
Ky fenomen shoqëror që vazhdon të hapë plagë të mëdha dhe të jetë i pranishëm në shoqërinë shqiptare edhe në vitin 2007.
Historitë e gjakmarrjes që nuk janë të pakta janë bërë shpesh objekt i artikujve në gazeta apo emisione televizive.
Por ajo që thuhet vazhdimisht është vetëm maja e këtij ajsbergu të përgjakshëm dhe siç duket stërnipërit e Lekë Dukagjinit bashkë me ato pak sende që morën me vehte nga fshatrat e thella mbarten në mes të Shkodrës edhe ligjin e lashtë të malësive:Gjakmarrjen.
Plagë shoqërore kjo që në Shqipëri është gati në përmasat e një lufte që nuk dihet se kur ka filluar dhe më e keqja ka pak të ngjarë të pushojë .
Çdo ditë në gjithë vendin ndodhin të paktën tre vrasje. Rasti më i fundit ishte para rreth tre javësh në qytetin e Shkodrës ku në rrugën afër spitalit të Shkodrës një burrë rreth të 40-ve vritet për gjakmarrje, por si ai janë me qindra burra e të rinj që janë vrarë .
Të vrarë këto në emër të ligjit që ka shekuj që jeton, e që ka rezoltuar të jetë më i lartë se çdo lloj shteti që kanë tentuar të ndërtojnë shqiptarët .
Në veri të vendit, në djepin e Kanunit gjendja duket se është më shumë se e jashtëzakonshme.
Në malet ku shteti duket se shkon herë pas here për vizitë është një tmerr i vërtetë .
Sepse në Shqipëri ligji nuk të mbron ndërkohë që Kanuni i Lekë Dukagjinit të ndëshkon .
Kanun ky që shqiptarët ende se kanë çrrënjosur nga tradita e tyre .
Pasi vetëm kur të kuptohet se ligjet dhe rregullat e tij nuk janë të gjtha të drejta atëherë mund të mos pranohet ky kanun me të cilin njerëzit e maleve shqiptare vendosin drejtësinë.
Është ky pra që ka sjell dhe vazhdon të sjell shumë plagë shoqërore, e ndër to është edhe gjakmarrja. E cila nuk është vrasje si të gjithë të tjerat, ajo është një vrasje që mbjedh vrasje në seri, një tragjedi që kërkon më shumë vëmendje nga ne të gjithë që të bëjmë të mundur ta eleminojmë dita-ditës të gjithë së bashku këtë traditë të rrënjosur thellë, por jo e pamundur për tu shkulur .
Nuk dihet edhe sa kohë do të jetë i pranishëm ky fenomen në shoqërinë shqiptare .
Shpresoj që në ditët, javët, muajt, vitet, shekujt në vazhdim numri i gjakmarrjeve të zvogëlohet, madje kjo dukuri edhe të eleminohetn në shoqërinë shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://horizonti.albanianforum.net
Candy
Webmaster
Webmaster
Candy


Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 29
Location : Shqiperi

Shkruani te gjitha esete qe keni ketu Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani te gjitha esete qe keni ketu   Shkruani te gjitha esete qe keni ketu EmptyMon Oct 26, 2009 2:10 pm

Tema: Krimi në familje

Shoqëria shqiptare është një shoqëri e re e cila po zhvillohet dita-ditës.
Me gjithë ndryshimet pozitive që po pëson, ajo ka edhe problemet e saj.
Probleme këta që janë kthyer në plagë sociale e ekonomike për shoqërinë.
Një ndër këto plagë, që i kanë zënë fytin dhe nuk po e lënë të ngrejë kokën e të marrë frymë Shqipërinë është edhe krimi në familje.
Ky fenomen shoqëror që ishte dominues në shoqërinë shqiptare në vitin 2007, vazhdon të jetë edhe një vit më pas.
Historitë e krimit në familje janë nga më të ndryshmet por në thelb ato kanë të njëjtat arsye.
Arsye të cilat vijnë si pasojë e problemeve ekonomike, mungesës së komunikimit, mungesës së tolerancës mes antarëve të familjes.
Problemet në një familje nisin gradualisht dhe çdo ditë bëhen më të mëdha duke arritur deri tek dhuna e cila kalohet ne heshtje brenda familjes duke mos ngritur krye dhe duke mos u mbrojtur.
E gjithë kjo mbyllet me aktin final vrasjen.
Atë që duket se është zgjidhja e gjithçkaje, rruga më e shkurtër për tu marrë në momente të vështira duke mos menduar se gjithçka e ka një zgjidhje.
Asnjëherë nuk duhet menduar se vdekja mbyll çdo gjë dhe i jep fund çdo vuajtje dhe një zgjidhje të shpejtë.
Dhe vetëm atëherë kur një krim i tillë ndodh të gjithë kujtohen se diçka nuk shkon në shoqëri.
Të gjithë nisin të flasin për tragjedinë e rradhës ku në qendër të saj ishin edhe të pafajshëm të cilët janë viktima të shoqërisë ku bëjnë pjesë dhe vetë familjes e cila bie në kurthin e krimit.
Artikujt e gazetave apo emisionet televizive i kushtojnë atyre rëndësi në kronikat e lajmeve.
Por më vonë bie heshtja dhe askush s’kujtohet për ato viktima të pafajshme që jeta e tyre u shua për një arsye të pavlefshme, ndoshta për një mendim të gabuar apo për një mentalitet të prapambetur i cili akoma sot në kohët moderne po sjell probleme dhe po mbjell vrasje në seri, një tragjedi që kërkon më shumë vëmendje nga ne të gjithë që të bëjnë të mundur ta pakësojmë dita-ditës, të gjithë së bashku këtë problem kaq dominues.
Nuk dihet edhe sa kohë do të jetë i pranishëm ky fenomen në shoqërinë shqiptare.
Shpresoj dhe besoj që në ditët, javët, muajt, vitet, në vazhdim krimi në familje do të zvogëlohet, madje kjo dukuri edhe të eleminohet në shoqërinë shqiptare.
Kjo do të arrihet me kontributin e të gjithëve dhe sidomos me atë të brezit të ri.
Atij i cili do të sjell ndryshime në shoqërinë shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://horizonti.albanianforum.net
Candy
Webmaster
Webmaster
Candy


Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 29
Location : Shqiperi

Shkruani te gjitha esete qe keni ketu Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani te gjitha esete qe keni ketu   Shkruani te gjitha esete qe keni ketu EmptyMon Oct 26, 2009 2:11 pm

NENE TEREZA

"Dashuria eshte Paqe!"
"Paqja fillon me nje buzeqeshje”.
Keto fjali jane titujt kryesore me te cilat Nena u afrohej njerezve.
Ajo mund te qetesonte dhimbjen e vetmise dhe deshperimin, pa folur.
Misionarja shqiptare qe hyri ne zemer te njerezimit.
“Nene e te varferve”, kjo nene simbol i meshires per mbare boten dhe deshmitare e gjalle e dashurise se etshme te Zotit.
Eshte pikerisht kjo misionarja e bamiresise e afte te doje cdo qenie njerezore madje edhe ato qe gjithe shoqeria i largon dhe i perbuz.
Ishte gruaja me shtat imcak e njohur per zemergjeresi , bujari , guxim , por me besim shkembor te patundur, te cilen e karakterizonte dashuria e pafund per njerezimin e vecanerisht per me te varferit nder te varfer .
Shpirti i saj perplot me dashuri e drite kishte nje deshire te vetme e te madhe t’i ndihmonte e mbushte me dashuri ato njerez qe me shume kishin nevoje per ndihme e perkujdesje.
Thuajse gjithe vitet e jetes se saj i kaloi ne kerkim te njerezve te braktisur, te padashur, te paperkujdesur duke i ndihmuar ato me gjithe perkujdesjet dhe dashurine e saj te pafund.
Gjithe jeta dhe vepra e kesaj nene eshte deshmi e gezimit qe buron nga dashuria e madheshtise dhe e dinjitetit te cdo njeriu, e vleres se gjerave te vogla te bera me dashuri e besnikeri.
Por gjithashtu duhet vleresuar forca dhe perkushtimi i saj ndaj njerezve edhe ne ate periudhe te jetes se saj ose me mire te them ne vitet e fundit te jetes se saj, kur pa marre parasysh problemet e saj shendetesore ajo vazhdoi te jape kontributin e saj duke i dhene ndihme te vazhdueshme atyre qe e perkrahnin cdo dite ne misionin e saj dhe e ndihmuan te ece perpara misioni i saj.
Mund te them se ajo ishte, eshte dhe do jete gjithmone nena e gjithe njerezve e sidomos e asaj kategorie njerezish qe me shume se askush i deshi dhe i ndihmoi me dashurine e perkujdesjet e saj.
Deri ne fund te jetes se saj Nene Tereza i sherbeu misionit te kujdesjes per njerezit e vecuar nga shoqeria, ata njerez qe bota donte t'i harronte.
Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Gjithashtu s’mund te mohoj ashtu si cdo shqiptar edhe une ndihem krenare qe ne venat e asaj nene bujare rridhte gjak shqiptar.
Ajo do mbese perjetesisht ne kujtesen e shekujve dhe do jete nje shembull per tu ndjekur nga mbare njerezimi.
Solli qetesi ne zemrat tona.
Nene Tereza ka sjelle paqe tek shume prej nesh, ne shume vende e komunitete.
Shembulli i saj eshte nje thirrje per ne, qe te sjellim paqen me nje buzeqeshje dhe me veprime te thjeshta, ne jeten tone.
E tani dua ta mbyll me nje thenie te kesaj nene qe eshte nje mesazh kuptimplote, nje porosi qe ajo le per te gjithe ne dhe mbare njerezimin:
“Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, ne ngrohtesine e buzeqeshjes tende, gjithnje te kesh buzeqeshje gazmore! Jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://horizonti.albanianforum.net
Candy
Webmaster
Webmaster
Candy


Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 29
Location : Shqiperi

Shkruani te gjitha esete qe keni ketu Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani te gjitha esete qe keni ketu   Shkruani te gjitha esete qe keni ketu EmptyMon Oct 26, 2009 2:37 pm

"Pastruesja"

-Si je,mikja ime?-e pyeti nje nga miqte e saj virtuale.
-Me thuaj,mik,nisi ajo te shkruante rreshtin e pare te komunikimit-perse "pastruesja"e shtepise ka me teper pushtet se zonja?
-Hmmm,c'lloj pushteti?-e pyeti ai.
-Po pushteti eshte nje lloj autoriteti absolut,mendoj une.Autoriteti pastaj ka formen e ligjit dhe ligji eshte nje vendoses i rregullit.
-Disiplines?
-Oh,jo.i rregullit.
-?
-!
-?
-Epo nuk e di,ma thuaj ti,je burre,si i tille duhet ta dish,edhe si mik,te me tregosh,pse?
-Aha,hahahahaa tani e kuptova.
-Cfare?
-Je perjashtuar?
-Si ligjvenese,se ku duhet te vendoset biblioteka ime...po.
-Dhe ku u vendos perfundimisht,atje ku tha ajo?
-Po,ne nje cep...
-E pse te trishtoka ty kaq shume,kjo?
-Sepse ajo biblioteke jam une,e vetmja gje e rendesishme u be e paperfillshme perballe luksit,qe asaj i lengezohen duart,kupton?
-Jo.
-Me vendosen ne nje cep...
-Ehe.
-Po.
-Mike,a te te ngacmoj pak?
-?
-Sa vjec eshte"pastruesja"?
-Me pak se gjyshja ime.
-Hahahahahaaa,epo...me e mencur se ty,kupton?
-Deri tek ty,mberriti edhe pushteti i saj?Do te thuash se ka luajtur me shpesh me ndryshimin e mobiljeve ne jeten e saj si endetare...dhe keshtu di vendin e duhur te tyre?
-Di sesi te vendose kete lloj "autoriteti".Eh,mire ti mund ta marresh edhe keshtu,hahhahaahaa.
-Je miku im?
-Ti e di qe po.
-Me ndihmo me keshillen e duhur,si ta bej te gaboje qe une...te rimarr vendin e bibliotekes sime.
-E veshtire.
-Te behem me bukur?Bukuria ka pushtet thone.
-Jo domosdoshmerisht nevojitet ajo...
-Te behem...me komunikuese?
-Hmmm me gjuhen e saj?
-Jo,me gjuhen time.
-Po t'ja kishte vlejtur me pare,nuk do te gjendeshe atje,ne cep.
-Cfare te bej atehere?
-Kthehemi ne fillim te bisedes?Gjithcka i ka rrenjet ne fillim,te gjitha zgjidhjet.
-?
-Pse "pastruesja"ka me teper pushtet?
-?
-Gjeje!
-E si,s'kuptoj asgje tek ajo,eshte kaq e rendomte,nuk te ngjall as respektin e moshes.Ka ca sy ulkonje te eksituar gjate gjithe kohes qe eshte mes pluhurave te mia.
-Vazhdo me fol.
-Se duroj dot ate normalitetin e saj ne te sjellur,s'ka agje aristokrate jo,eshte pa etike fare,por ka nje siguri imponuese.
-Ehe...
-Dhe eshte kaq e thjeshte,oh,jo ne modesti miresjelljeje sigurisht por me ngjan me nje mbulese shtrati e gatshme per tu perdorur kur urdherojne duart shtrimin e saj.
-Hmmm
-Dhe hedh shume parfum,pa u lare sa ere qepe nuk ndihet prane saj.
-Po...
-Kaq,e sheh,s'ka asgje qe te te binde apo justifikoje"pushtetin" e saj qe ne te vertete ushtron.
-E gjete mike.
-Cfare?
-S'mund te ta them,jam burre...
-?
-!
-ok do vazhdoj te filozofoj aty,tek cepi,mbi arsyen e ketij pushteti,deri sa ta gjej.
-E ke gjetur.Bye,flasim me vone.
-Eh,dhe ky,mendoi ajo,as me ka lexuar cfare i shkrova,sigurisht ka kthyer pergjigje ne hava,sa per miresjellje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://horizonti.albanianforum.net
Candy
Webmaster
Webmaster
Candy


Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 29
Location : Shqiperi

Shkruani te gjitha esete qe keni ketu Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani te gjitha esete qe keni ketu   Shkruani te gjitha esete qe keni ketu EmptyMon Oct 26, 2009 2:39 pm

VELLOJA

Mike e dashur!
Sot grisa vellon e kryet i lashe zbuluar,zbuluar megjithse nuk duken,u kthyen ne gjymtyre...
Jarga ime tashme s'mund te pranohet prej perendise Diell.Nuk e peshtyj dot ne pellembet e duarve e t'a nis drejt tij per t'i marre bekimin.
Ti e di c'dua te them;U ZHVIRGJEROVA!
E nisi mesazhin ne numrin e shoqes se vetme qe kishte ne jete dhe e hodhi telefonin mbi tryezen e ulet prej druri qe ishte prane saj.
Ju afrua fonotekes dhe po kontrollonte me sy gjithe etiketat e cd-ve per te vendosur se c'fare muzike do te degjonte.
U degjua sinjali qe raportonte mbrritjen e nje mesazhi:
Mikja ime primitive! Harroje ate besim.Po te shkruaj me te njejten gjuhe devotshmerie ne besim,vecse me ate te moderuarin,me ate te te gjithe njerezimit...
Mireserdhe ne jete!C'e bere "MARIEN"?
Si ndihesh tani qe i dole jashte lekure?
Nuk i ktheu pergjigje por vazhdoi te kontrolloje cd-te.
BAH-U,i duhuri mbase per ta degjuar tani mermeriti neper dhembe.
Telefoni sinjalizoi prurjen e ri te nje mesazhi:
Duke te njohur them se humbja e "virgjerise" tek ty ,dhemb shume.Ishte nje akt solidariteti por edhe rilindjeje per ty,duhej ta beje heret a vone.Ti e di,s'mund te merrje ledhatine e botes se genjeshtert pa u bere genjeshter si ajo...
Ke per te pare,dhimbja qe ndjen tani pas disa kohesh do te kete ikur.Ki besim!Pergezime!
U mendua pak dhe nisi ti shkruaje pergjigjen:
Me pate thene se ndergjegjia ka kembe te shpejta,se do ja mbathte ne zberthim e siper.Nuk iku ,mike.Gjate gjithe etapes se "zhvirgjerimit"nuk ja pashe kembet,vetem duart,duart qe me vertitnin vellon ne fytyre.
Kur u ktheva,ajo gjithashtu u kthye me mua,nuk donte te rrinte te mbetej atje.Ja tani e valevit ate ,edhe pse te grisur ,nen hunden time.Po ndjej keqardhje,duket se duan te hyjne serish ne mua.
Nuk i zgjat dot duart makbethiane per ti prekur.JARGA ime s'eshte me e denje dhe vec kesaj po ndjek me sy edhe token e reve qe ja percillte,ajo po nxihet...
C'te bej me vellon? Ta flak te gjithen?Edhe e grisur kerkon te me veshe.
E nisi mesazhin duke pritur pergjigjen qe nuk vonoi:
Gabim mike e dashur.Duhet ta kapesh e ta hedhesh perseri mbi krye,vecanerisht ne prani te njerezve.
Ne syte e tyre ti je e njejta ashtu sic ata jane ne syte e te tjereve.Ndryshimi i vetem eshte se ti ke ndryshuar mekanizmin e te jetuarit nga brenda.Kete e bejne edhe ata, por ti s'duhet ta dish ashtu sic ata s'duhet ta dine per ty.Marreveshje ,mike ,kupton,kompromis,ka emra te ndryshem po s'kane rendesi emrat.
Mike ,ti tani...oh me fal e dashur,duhet ta nderpresim komunikimin ketu,e leme per me vone,eshte ora ime tani....e kupton .
Ah,mos harro vellon ,po munde bli nje te re dhe me te bukur,qe ne sy te bjere ajo jo ti,dhe mbulohu e gjitha ne syte e njerezve qe ne fakt jane njesoj te "zhvirgjeruar"si ty.
Cd-ja qe kishte vene ishte e gabuara.Ne dhome po degjoheshin ca ritme te forta mederne ,qe i biri adoleshent i degjonte me ze te larte ,qe ne pike te mengjesit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://horizonti.albanianforum.net
Candy
Webmaster
Webmaster
Candy


Numri i postimeve : 67
Piket : 128
Reputacioni juaj : 1
Join date : 26/10/2009
Age : 29
Location : Shqiperi

Shkruani te gjitha esete qe keni ketu Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani te gjitha esete qe keni ketu   Shkruani te gjitha esete qe keni ketu EmptyMon Oct 26, 2009 2:42 pm

Drama e rrudhes se pare...
Mbiu ,si cdo dukuri tjeter qe mund te ishte paralajmeruar me pare,me shenja te vogla por te pa vena re nga mendjemadhesia ime.
Sot u shfaq e pamirepritura prej meje.
Ju betohem,eshte kaq arrogante,u ul ne fytyren time,ashtu kembekryq,e sigurt se ishte ne vendin e duhur.Me pa si banesen e saj ku do strehohej,shumohej,do krijonte brezin e saj,racen.
Usforcova t'i buzeqesh me miresjellje e ti them se me siguri,ka ngaterruar adrese.Nuk arrita ta bej kete,nuk munda per here te pare te buzeqesh sepse ajo ishte ngulur aty duke me prere rrugen drejt te qeshures.
Ne cast ,me ra ndermend kush eshte,emri dhe fytyra e saj,ajo qe e shoh perdite ne dhjetra fytyra.
Nuk e kupton kjo se dua te vdes e bukur?
Mundohem edhe njehere tjeter te buzeqesh,e pamundur,ajo thellohet aty ,rreze syve te mi duke m'u marre keshtu edhe shkelqimin rinor te tyre.
Qasi histerine ne mua,kjo "mysafire" e padeshiruar,e paftuar,e urryer.Po me meson te urrej.
(Mos u shqeteso,mike-me tha nje nga miqte e mi te cilit i fola per shqetesimin tim,-s'ka te beje bukuria me pranine e saj.
Ku di gje miku im se kjo rrudhe jo vetem qe me shemton por me beka edhe te mencur e s'dua te jem aq.Dua te them se ja,sot e dua me pak se dje mikun tim,se eshte nje ze qe me urdheron te ndryshoj,te humb edhe pak nga vetja vec lekures se humbur.Po te ishte dje,do t'i kisha treguar me sinqeritet e duke buzeqeshur vesh me vesh,se e dua me pak.Tani ai s'do ta dije kurre kete,se sot jam me e mencur .Mencuri rrudhe)
Histeria me dergoi vrap ne keto qendrat e kozmetikes.Nuk lashe pastrues fytyre,solucione e lloj-lloj kremrash pa blere.Asgje s'me ben pune,pasqyra eshte bere aleate me te.
Nevrikosem dhe i bertas asaj-edhe emrin e ke kaq te shemtuar,sic je vete;Rrudhe.
Ajo hic,rri aty e s'me kthen pergjigje por paturpesisht vazhdon te thaje brenda dites ,rrezatimin e syve.S'ka me trendafil ne mollezat e mia,aty eshte vetem ajo,as tiparet e mia nuk i shquaj me.
Boh,dekori me absurd qe natyra kishte ruajtur si shperblim te mendjemadhesise sime te hershme,si deshmi te ikjes...
Perplas deren dhe hyj ne apartamentin ngjitur.Gjej aty ate ciftin e te moshuarve me te cilet pi shpesh kafen e mengjesit,te cilet duken se duhen ende (e cuditshme kjo,pasi kane vite me"mysafire").E deshperuar ne kulm,shkoj dhe i ulem ne preher gjyshes,keshtu i thote ime bije asaj.
E pyes te shoqin-gjysh,a e do ende nenen ti,me gjithe keto rrudha?
(egoizmi im eshte keshtu,i pameshirshem mgjth ata e dine,gjuha ime ne te vertete nuk jam une.U mesuan me mua keto vite,keshtu e zhurmshme,e shkujdesur,e pamatur dhe me duan ,e ndjej kete)
-Po ku jane,Jone,s'po shoh gjekundi ne fytyren e saj?
-Genjeshtar-i them atij duke edhe u lumturuar se ata duhen.
M'u kujtua miku im aty,ukuria eshte ajo qe percillet ,qe rrezaton pertej rrudhes.Por une...si une,i kthehem asaj.
-Po ti,nene,si e sheh veten ne pasqyre me gjithe keto"kanale"te stermedhenj ne fytyre?
(Perseri bej gafa te pafalshme,une e pandreqshmja,kurrsesi nuk dua ate ta bej te ndihet keq.Eshte kjo dreq frike per fytyren time qe po iken,po zevendesohet me nje lekure qe se njoh.Kjo me con drejt ketij moskontrolli te vetes,te asaj qe del nga goja ime)
Ajo qesh me miresi,dhe me thjeshtesine e grua shtepiake me thote:-epo keshtu e ka dhene Zoti,moj bije,te rrudhemi,te plakemi e te ikim nga kjo bote.
Te rrudhemi?!
Me kap tmerri.Prek me gishterinj zonen e lekures rreth syve.Hyj ne shtepine time.Hartoj menune e re te ushqyerjes.Vetem perime dhe fruta si me pare,jo me shume fruta,limona me teper.
Sa limona?
Stomaku im po ankohet.Po prish ekuilibrat duke shkaterruarnjeren ne shkelmin per tjetren.S'kam zgjidhje,jam gati t'i dorezohem cmendurise...
Me vjen prane gjaku im i ri,ai i panjolle gjekundi...
Kurre s'me ka pare te tjetersuar keshtu.
-Mom,po ti c'fare ke sot?-pyet dhe une mahnitem nga goja e saj e bukur.
Var turinjte,identik si ajo kur nuk i plotesoj ndonje teke.
S'jam e bukur,s'do te jem me kurre-ja kthej duke dahur te permbaj lotet para saj(se ajo do te me shohe tere kohes duke qeshur,por nenat nuk i lene" rrudhat "ta bejne gjithmone kete)
-Do vine dritat,zemer,por mos qaj_me tha te njejten shprehje qe i them une tekanjozes sime,kur ikin dritat dhe ajo nuk arrin te shohe fundin e filmit ne kaseten e re.
Pastaj filloi te qeshe dhe me kujtoi....
(ka nje memorje te jashtezakonshme)
Ne nje nga ato netet tona,kur ne te dyja i themi gjumit-eja pak me vone,-kemi kercyer duke shqetesuar komshinjte me muziken e larte(se ne te dyja nuk jemi dhe aq model i edukates qytetare).Ajo me ka pyetur ate nate:-Pse me do kaq shume ti o ma?
Dhe une qe mes miljarda arsyeve te thena apo te ndjera pertej vetes i paskam thene edhe kete:-sepse ti je une,jam ketu te syri jot,te hunda,te buza,veshi,duke ja puthur ate fytyre te bukur papushim.
Ajo me heq limonin e fundit nga duart dhe me ben te ndihem budallaqe me mencurine e saj.po po me jep nje mesim te mire sesi te mos ndryshosh por te behesh e mencur.
-Po a nuk je ketu te syri im ti,mam?
E shoh,e harroj ate gjene e shemtuar"mysafiren"dhe qesh ,qesh fort.E kuptoj fare mire,ate qe ime bije deshi te me thote.
Rrudha behet e padukshme,e parendesishme e paperfillshme...
Ja kam hedhur asaj ,me pare se ajo te mbrrinte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://horizonti.albanianforum.net
Sponsored content





Shkruani te gjitha esete qe keni ketu Empty
MesazhTitulli: Re: Shkruani te gjitha esete qe keni ketu   Shkruani te gjitha esete qe keni ketu Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkruani te gjitha esete qe keni ketu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si do ja ngjisje emrin atij qe keni lart?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Horizonti Shqipetare  :: Kultura Kombetare & Kulturore :: Letersia &Poezia-
Kërce tek: